Site icon Telegrafi

Temperaturat në Shqipëri pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre

Temperaturat e larta të muajit gusht vazhdojnë të rrezikojnë përhapjen apo shtimin e vatrave të zjarreve në vend.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në pyje në 9 qarqe të vendit, specifikisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat maksimale këtë fundjavë pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius./Tv Klan

Exit mobile version