Këtë të shtunë kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme në Shqipëri për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër. Në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, por me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar, raporton Tch.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.