Një familje në New South Wales të Australisë ka filmuar një kangur 70 kilogramësh duke u larë në pishinën e tyre gjatë vikendit, ku temperaturat arritën në 42 gradë celsius, kurse koalat dhe kafshët tjera janë vërejtur duke u arratisur në zona më të sigurta për shkak të zjarreve.
Edhe pse nuk njihen si kafshë që dinë not mirë, kangurët kërkojnë hapësira të mbuluara më ujë që të freskohen në ditë të nxehta, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që në katër shtete të Australisë kanë shpërthyer rreth 200 vatra zjarresh, ku gjysma prej tyre në New South Wales, dhe 60 tjera që janë shumë aktive.
Pamje të tilla nuk janë të pazakonta në Australi, ku temperaturat gjatë verës arrijnë mbi 40 gradë dhe përpos kafshëve edhe njerëzit shfrytëzojnë edhe fontanat e qyteteve për t’u freskuar. /Telegrafi/