Telegrafi

Temperaturat në Australi arrijnë mbi 45 gradë celsius, në disa rrugë shkrihet asfalti (Foto)

Temperaturat e larta që janë duke mbretëruar këto ditë në Australi, ka bërë që asfalti nëpër rrugë të shkrihet.

Në 27 vende të New South Wales janë shënuar temperatura shumë të larta, të cilat kanë arritur në mbi 45 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Shoferët janë paralajmëruar të jenë më të kujdesshëm për faktin se në shumë rrugë ka filluar të shkrihet asfalti.

Këtë e dëshmon më së miri fotografitë e publikuara më poshtë, ku disa rrugë asfalti ka filluar të shkrihet dhe të marrë një ngjyrë tjetër. /Telegrafi/