Site icon Telegrafi

Temperaturat mbi 30 gradë

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira më të shpeshta kryesisht në Veri dhe Verilindje ku priten shira afatshkurtër ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 11 në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version