Site icon Telegrafi

Temperaturat ekstreme, Brigada e Zjarrfikësve në Londër të martën pati ditën e saj më të ngarkuar që nga Lufta e Dytë Botërore

Shërbimi zjarrfikës i Londrës ka pasur ditën e tij më të ngarkuar që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi është marrë me një numër të madh të rasteve të zjarrit të martën.

Kështu, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ka thënë kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Sipas mediumit britanik, kryeqyteti ishte një nga 15 zonat përreth Mbretërisë së Bashkuar që shpalli një gjendje emergjente.

Lexo po ashtu "Dukej sikur makinat po kalonin nëpër ujë": Shihni se çfarë i ka bërë i nxehti ekstrem një rruge në Angli

Atje, zjarret filluan në një ditë që pa një temperaturë rekord prej 40.3 C në Coningsby, Lincolnshire.

Dhe parashikimet flasin për vazhdim të të nxehtit, edhe pse më i freskët të mërkurën – por me paralajmërime për stuhi.

Një paralajmërim i verdhë është lëshuar nga Met Office për shi të dendur dhe stuhi të cilat mund të sjellin telashe në Anglinë lindore dhe juglindore këtë pasdite.

Lexo po ashtu Zjarri dogji disa shtëpi në Londër - regjistrohet dita më e nxehtë ndonjëherë në Britani të Madhe

Moti po vazhdon gjithashtu të ndikojë në transport dhe Rrjeti Hekurudhor i ka këshilluar pasagjerët të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.

Khan tha se Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) mori 2,600 telefonata ndërsa merrej me zjarre të shumta.

Ai më herët tha për Sky News se 41 prona u shkatërruan në Londër të martën.

Duke folur për programin Today të BBC Radio 4, Khan tha se kishte më shumë se një duzinë zjarre në të njëjtën kohë.

Ai tha: “Dje ishte dita më e ngarkuar për shërbimin zjarrfikës në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore. Normalisht marrim 350 telefonata në ditë, në një ditë të ngarkuar mund të marrim deri në 500 telefonata. Dje shërbimi zjarrfikës ka pasur më shumë se 2600 thirrje në ditë”.

Lexo po ashtu Qeni filloi të 'përpëlitet nga vapa' – policia në Londër theu xhamin e Hyundait me vlerë 30 mijë euro për të shpëtuar kafshën e bllokuar brenda

E ndihmës-komisioneri i LFB-së, Jonathan Smith, tha se brigada u përball me 15 zjarre të mëdha.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson falënderoi zjarrfikësit dhe tha se kishte folur me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shefave të Zjarrfikësve (NFCC). /Telegrafi/

Exit mobile version