Telegrafi

Temperaturat e ulta dëmtojnë plantacionet e frutave në Maqedoni

Temperaturat e ulta të ditëve të fundit kanë dëmtuar plantacionet e frutave në komunat e Pehçevës, Berovës dhe Dellçevës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye, pemtarëve u është bërë thirrje që t’i paraqesin dëmet në zyrat përkatëse në komunat e tyre deri më 6 maj.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar dëme milionëshe të plantacioneve të frutave, para se gjithash të kumbullave, qershive, por edhe të arrave, të cilat janë dëmtuar deri 100%./Telegrafi/