Telegrafi

Temperaturat e ulëta kanë dëmtuar pemët edhe në Ohër dhe Strugë

Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit në Maqedoni kanë shkatërruar pemët dhe vreshtat nëpër rajone të ndryshme të vendit. Të fundit që kanë pësuar janë edhe pemëtarët e qytetit të Ohrit dhe Strugës. Ata thonë se kanë pritur që ky të jetë viti më frytdhënës, por ka ndodhur më e keqja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të jetë vështirë edhe për ne si ndihmës në këtë proces. Do të jetë vështirë për ekzistencë. Këtu nuk do të ketë mollë për ilaç e lere më për konsumim”, deklaroi Cveto Lavoski, punëtor.

Ndërsa në rajonin e Ohrit krahas mollës, janë dëmtuar edhe rreth 200 hektarë të mbjella me qershi./Telegrafi/

Lexo po ashtu Moti i ftohtë në Maqedoni i rrezikon pemët dhe vreshtat