Temperaturat e larta në vend ka bërë që ndihma e shpejtë të ketë më shumë thirrje telefonike për këshilla. Qytetarët e sëmurë kronik janë personat që kanë më së shumti vështirësitë nga temperaturat e larta.
Temperaturat e larta dhe fundjava festive zbrazën rrugët e Shkupit. Pjesa më e madhe e qytetarëve ikën të freskohen nëpër vendet turistike të vendit dhe jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër duroi temperatura e larta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vetëm më 1 dhe 2 gusht në pikëpagesën e Gostivarit kanë kaluar mbi 50.000 automjete, që është një numër i madh ndërsa dita e djeshme (2 korrik) ishte dita më e nxehtë për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/