Burimet në fshatin Rajçin të Koçanit, tërësisht janë tharë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës që ka kapluar Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Poashtu nga banorët alarmojnë për mungesën e ujit të pijshëm.
‘Situata është stabilizuar nga Njësiti Kundër Zjarrit nga Koçanit me cisternë i ka furnizuar banorët dhe bagëtitë, por edhe ajo ishte me sasi të kufizuar. Mbi 300 kokë të gjedheve dhe bagëtive kanë nevojë për ujë’, ka deklaruar kryetari i komunitetit lokal, Ljuben Tasev.
Sipas tij, me vite të tëra u është premtuar qytetarëve të Osogovës të cilët janë blegtorë kryesorë, se do të kenë ujë nga ujësjellësi i ri, por deri tani asgjë konkrete, njofton AIM.
Rajçani është në mes të Komunës Koçan dhe Probishtip./Telegrafi/