Telegrafi

Temperaturat e larta, në plazhin e Durrësit qytetarë të shumtë

Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit vazhdojnë të joshin qytetarë të shumtë drejt plazheve të Durrësit edhe këtë fund tetori.

Pushuesit kanë nxituar drejt plazheve të qeta duke shijuar gjithçka ofron Durrësi.

Shëtitjet buzë detit, lojërat në rërë, banjot e diellit dhe të ujit dhe pas tyre, pushuesit nga rrethet, Kosova e vende të tjera të rajonit dhe Evropës i gëzohen një kafeje dhe dreke peshku në restorantet e shumta buzë detit të cilat vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe në këtë verë të vonë./tch/