Site icon Telegrafi

Temperaturat e larta në Maqedoni rrezik për bagëtinë

Temperaturat e larta negativisht ndikojnë te bagëtia. Zvogëlim të prodhimeve të qumështit dhe mishit, çrregullim të hormoneve dhe rënie të imunitetit, janë vetëm disa nga pasojat që i mundon shtazët shtëpiake nga moti ekstrem i nxehtë, tha Ilija Marolov nga Agjencia për mbështetjen e bujqve-Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, rritja e temperaturave është proporcionalisht me rrezikun e sëmundjeve, veçanërisht te kafshët barngrënëse.

‘Sisitemi i tyre i imunitetit bie, ndërsa edhe në këto kushte të nxehta shumë janë aktive bartësit e sëmundjeve të ndryshme infektive. Më të rrezikshmet janë sëmundjet e lëkurës dhe gjuha e kaltër, tha Marolov.

Agjencia për mbështetje dhe zhvillim të bujqve bën thirrje që barinjtë të marrin masa parandaluese për mbrojtje nga sëmundjet infektive përmes pastrimit të rregullt dhe dezinfektim të objektve ku ruhen bagëtitë, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version