Kriketi është sport shumë popullor në Australi. Kjo ka bërë që edhe federata e këtij shteti të përkujdeset për tifozët e pranishëm në stadiumin Gabba.
Pasi që temperaturat janë të larta në këtë kontinent të largët, është menduar të bëhet edhe një pishinë ku do të freskoheshin tifozët gjatë shikimit të ndeshjes.
Në ndeshjen e fundit të kombëtares australiane kundër të Pakistanit në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm 25 shikues.
Ata që patën kënaqësinë të përjetojnë këtë moment pohuan se ishte një ndjenë fantastike dhe se do të preferonin që edhe në ndeshjet tjera të ketë pishinë në stadium. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TTpw_qd84kg
https://www.youtube.com/watch?v=dw_hL4Cl3Ho