Temperaturat e pazakonta të larta të kësaj periudhe kanë ndikuar në planet e bujqve të cilët kanë vendosur që mbjelljen e lakrave ta bëjnë më herët se 20 janari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë AIM, mbjellja e lakrës pranverore ka filluar qysh në nëntor, duke mos u lënë anash mundësia që në muajin që vjen të mbillen edhe domatet, specat, trangujt, patatja e re, që zakonisht mbillen në mes, ose në fund të muajit mars.
Në rajoni e Strumicës pritet që më së paktu 50 mijë ton lakër pranverore të mbillet, ndërkaq çmimi i blerjes do të ishte 20 denarë për kilogram/Telegrafi/