Telegrafi

Temperaturat e larta, MSh del me rekomandime për qytetarët

Temperatura të larta po vazhdojnë të dominojnë vendin.

Ministria e Shëndetësisë ka dal me apel për të gjithë qytetarët që këto ditë të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Sipas njoftimit i rekomandohet, të moshuarve dhe ata me sëmundje kronike sugjerohen që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në 17:00.

Po ashtu, është rekomanduar që të gjithë qytetarët të pinë ujë dhe të shmangin pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë e po ashtu edhe të vishen me veshje të lehta.

“Mos i lini fëmijët apo kafshët në makina. Mbani shtëpinë tuaj të freskët. Qëndroni në hije”, janë disa prej rekomandimeve nga ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK.