Telegrafi

Temperaturat e larta, mjeku Koshi tregon simptomat e të goditurit nga nxehtësia dhe çfarë duhet të ndërmarrim

Temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan që ka kapluar territorin e Republikës së Kosovës ka ndikuar që në institucionet publike shëndetësore në Komunën e Gjakovës të ketë një fluks më të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut.

Në një intervistë për Telegrafin, doktor Arben Koshi, drejtor i QKMF-së në Gjakovë, si dhe njëkohësisht specialist i mjekësisë familjare tha institucionet shëndetësore që janë në kuadër të komunës së Gjakovës mundohen që të ofrojnë shërbime sa më cilësore për pacientët që i vizitojnë këto institucione.

Doktor Koshi tregoi se personat që goditen nga të nxehtit kanë simptoma si ngërçe të muskujve, ndjenjë e përgjithshme të dobësisë, të vjellja, djersitje, dhimbje të kokës, e në rastet më të rënda edhe alivanosje.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë me doktor Arben Koshi. /Telegrafi/