Site icon Telegrafi

Temperaturat e larta, Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më të madhe se 7.5T

Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë për gjatë këtyre ditëve.

Për shkak të motit të nxehtë, Ministria e Infrastrukturës ka ndaluar qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

“Të dashur qytetarë, Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka njoftuar zv.ministri Hysen Durimishi.

Në postimin e bërë në Facebook, Durmishi thotë se ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00./Telegrafi/

Exit mobile version