Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta i mbushën plazhet në Ohër dhe Strugë. Turistët dhe qytetarët freskim kërkojnë në ujërat e liqenit ku temperatura e ujit për momentin është 22 gradë.
Ndonëse rekomandimet janë të mos dilet në diell nga ora 11 deri më 17 për shkak të rrezeve të larta ultravjollcë, shumë prej njerëzve nuk i përfillin ato dhe tërë ditën e kalojnë në plazh.
“Koha është shumë e mirë. Këtyre ditëve thanë se do ketë valë të nxehtë dhe ne këtu në Liqenin e Ohrit freskohemi. Uji është shumë i mirë”.
“Sot dita e treta që jemi në Ohër. Ia kalojmë shumë mirë, qyteti na pëlqen shumë, ndërsa Liqeni është çudia e shtatë botërore. U lamë dhe uji është i ngrohtë”.
“Po freskohemi. Ohri vërtetë është qytet i bukur dhe i këndshëm. Mysafirë vijnë nga gjithkund për dallim nga më herët kur ishte E bukura e harruar. Uji është pak më i ftohtë por freskon”, theksuan pushuesit e intervistuar për Alsat, Edhe në Strugë turistët kërkojnë një vend më tepër në plazhet përreth.
“Hotelierët shpresojnë për një verë të begatshëm. Vizitë më e madhe e Strugës pritet me ardhjen e mërgimtarëve, por kulmi i sezonit pritet pas 15 korrikut”, theksoi Vait Rakipi, hotelier.