Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në Vlorë që prej orëve të para të ditës.
Zona e rrethit të Skelës e deri në Radhimë ka qenë një aks rrugor me trafik shumë të ngarkuar pasi makina të shumta i drejtohen jugut të Shqipërisë.
Radhët disa kilometra kanë bërë që policia rrugore të gjendet në pikat kyçe, ku trafiku rëndohet me qëllim menaxhimin dhe lehtësim të trafikut.
Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik ka bënë që makinat të tej-nxehen, ndërkohë që për të përshkuar aksin rrugor Vlorë-Radhimë janë dashur të paktën 40 minuta./euronews/