Site icon Telegrafi

Temperaturat e larta, këto janë këshillat mjekësore për qytetarët në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni apelon te qytetarët që të respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga temperaturat e larta, sipas nivelit të ngjyrës së verdhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët udhëzohen të mos qëndrojnë në diell, të mos dalin nga shtëpitë nga ora 11:00 e deri në ora 17:00 nëse nuk kanë obligime, të vishen me veshje të lehtë, të mbajnë edhe syze dielli dhe kapele.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të hanë ushqime të lehta dhe jo të yndyrshme, pije të ndryshme, ujë natyral, të mos konsumojnë alkool./Telegrafi/

Exit mobile version