Site icon Telegrafi

Temperaturat e larta “kaplojnë” Antalian, shkrihet asfalti në mbi 42 gradë

Në Antalia të Turqisë janë regjistruar temperaturat prej 38.8 gradë Celsius, që është një temperaturë rekord për muajin maj. Megjithatë jo vetëm që është thyer rekordi, temperatura gjatë ditës në Antalia ka kërcyer deri në 42.7 gradë celius.

Drejtori i Institutit Meteorologjik, Murat Guler, ka treguar se si temperaturat në Antalia janë duke vazhduar të rriten, transmeton Telegrafi.

Të dhënat meteorologjike tregojnë se në këtë qytet kanë filluar të maten temperaturat para 91 viteve, ku prej atëherë temperatura më e lartë në muajin maj është regjistruar më 1945, kur kishte arritur në 38.7 gradë celsius.

“Sot në ora 11:19 kemi thyer atë rekord, temperatura ka arritur në 38.8. Prej atëherë temperatura e ajrit vazhdimisht është duke u rritur, dhe tani ka arritur në 42.7 gradë celsius”, ka shtuar Guler.

Rrugët e Antalias gjithsesi kanë qenë të zbrazëta për shkak të masave kufizuese kundër përhapjes së coronavirusit, por edhe nga temperatura tejet e lartë.

Organet kompetente në Turqi kanë marrë vendim ku personat mbi moshën 65 vjet që vuajnë nga sëmundje kronike, të lejohen të dalin deri në gjashtë orë në ditë.

Disa fotografi shfaqin asfaltin e shkrirë nga temperaturë e lartë, ku disa tjera të shkrepura më nga afër tregojnë asfaltin që është bërë pothuajse si “lëng i zi”. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version