Site icon Telegrafi

Temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje

Në dy ditët e fundit Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për punë, për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit. Inspektorët kanë gjetur në terren punëtorë duke punuar në temperatura të larta edhe atë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Për shkak të fazës portokalli në të cilën ndodhet vendi, inspektorati shtetëror i Punës një ditë më parë ka kryer 139 kontrolle, ndërsa paraprakisht edhe 125 kontrolle të tjera.

Ndërkohë që nga fillimi i verës janë kryer mbi 1 mijë kontrolle, ndërsa janë shqiptuar 95 vendime me urdhrin për respektimin e rekomandimeve, si dhe 79 vendime për ndalesë të punës.

Që nga e hëna kur dhe vendi hyri në valën e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë celsius shumë objekte ndërtimi nuk ndaluan aktivitetet ndërtimore në rreze dielli.

Exit mobile version