Telegrafi

Temperaturat do të zbresin deri minus 18 gradë C

Mevledin Krasniqi, këshilltar i Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ka theksuar se deri tashti kompanitë e angazhuara për pastrimin e borës kanë bërë që rrugët të jenë të qarkullueshme.

Sipas Krasniqit, të gjitha rrugët e Kosovës janë të hapura, por kohe pas kohe shfaqen vështirësi, sidomos në zonat malore.

Edhe policia e konfirmon se rrugët janë të hapura për qarkullim makinash, u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Policia ka raportuar se kanë ndodhur 9 aksidente trafiku me dëme, ndërsa 2, me lëndime. Temperaturat e acarta do të mbretërojnë këto ditë në Kosovë.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të zbresin deri minus 18 gradë të Celsiusit. Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, i ka thënë KTV-së, se edhe nesër do të këtë reshje bore në territorin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të sillen nga -7 deri në 4 gradë të Celsiusit.

Por siç ka thënë ai nga e hëna bora do të pushojë, kurse temperaturat do të shënojnë ulje deri -18 gradë. /ktv/