Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Meteoalb, paraditja do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga zero gradë Celcius deri në 18 gradë Celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë. /Telegrafi/