Moti për ditën e premte në Shqipëri parashikohet me disa vranësira. Baza e reve të ulëta do të jetë 800 metra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Përgjatë relieveve kodrinore malore reshjet e shiut deri në pasdite do të jenë në mesatar në formën e shtrëngatave.
Me pas intervale kthjellimi. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-15 m/sek. Shikimi 5-20 km.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 11/20
Vendet e Ulëta 15/26
Vendet Bregdetare 16/23. /Telegrafi/