Temperaturat e larta ditëve të fundit në Maqedoni, nuk kanë penguar që turistët të shëtisin nëpër Shkup. Edhe pse termometri në qendër të Shkupit shënonte mbi 40 gradë celsius, në qendër të qytetit kishte shumë lëvizje, megjithëse në internet qarkullonin fotografi ku mund të vërehej se temperaturat në qytet janë rreth 50 gradë celsius.
Informacionet e fundit flasin se 24 orët e kaluara, Ndihmë e shpejtë ka intervenuar plot 110 herë, shifër kjo që paraqet rritje minimale në krahasim me ditët a kaluara.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike për nesër njoftoi se në orët e pasdites, nga veriu do të zbresë masë më e freskët ajrore ku në disa vende do të shkaktojë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu.
Temperaturat ditore do të bien për disa gradë, megjithatë ato do të vazhdojnë të lëvizin në intervalin prej 31 deri 40 gradë celsius.