Site icon Telegrafi

Temperatura të ulëta, të reshura bore e shiu edhe në ditët në vijim në Maqedoni

Në ditët në vijim Maqedonia do të përfshihet nga vrënësira dhe të reshura të dëborës në pjesën jugore të vendit, kurse vrënësira do të pakësohet në pjesën verore të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri të enjten, temperatura do të jetë -15˚C, ndërkaq në disa vende edhe në -20˚C. Rritje temperaturash do të ketë të premten, kur do të fryjë erë e drejtimit jugor, kurse temperatura maksimale do të jetë pozitive kudo.

Lagështia do të shtohet të premten kur në vendet malore do të ketë borë, kurse borë dhe shi në vendet e ulëta. Të shtunën priten të reshura bore në pjesën perëndimore të vendit, kurse të reshura shiu në pjesën lindore të vendit.

Të hënën që vjen pritet që të ketë sërish të reshura dëbore./Telegrafi/

Exit mobile version