Site icon Telegrafi

Temperatura të ulëta dhe nivel të lartë dëbore në Maqedoni

Maqedonia është përfshirë nga moti i ligë. Temperaturat kanë rënë mjaft poshtë, ndërkaq në disa pjesë bora ka arritur nivele të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meteorologët kanë regjistruar -22°C në Manastir, pastaj -20 dhe -19°C në Tetovë dhe Mavrovë, ndërkaq -7 në Dojran dhe Gjevgjeli, ku si zakonisht, është më ngrohtë se vendet tjera.

Ndërkaq të reshurat e dëborës kanë arritur në 68cm në Mavrovë, 44cm në Llazaropole, 43 në Pozharan, ndërkaq vetëm 2cm në Gjevgjeli. Meteorologët paralajmërojnë mot të ftohtë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version