Site icon Telegrafi

Temperatura të ulëta dhe kthjellime, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Këtë të martë territori i Shqipërisë mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në vijim pritet të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë Celcius deri në 18 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi

Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version