Temperaturat në Australi gjatë kësaj fundjave do të ngritën në afro 50 gradë celsius, kurse vala e të nxehtit do të godasë pjesën më të madhe të jugperëndimit dhe qytetet kryesore të vendit.
“Fokusi i valës së nxehtit do të jetë në pjesën jugore të Australisë, Victoria dhe New South Wales”, ka thënë Din Maramor, ish-meteorolog në zyrën australiane për meteorologji, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij eksperti, të gjithë ata që nuk do të jeni afër ujit për ta ndjerë paksa freskinë, do ta kenë shumë të nxehtë.
With heatwave conditions forecast for much of SA, and inland Victoria and NSW by Friday, here's a reminder of how we classify heatwaves based on potential impacts for health and infrastructure.
Monitor our Heatwave Service at https://t.co/uyRUK5kP80 pic.twitter.com/qI865SHGJD
— Bureau of Meteorology, Australia (@BOM_au) November 24, 2020
Siç raporton The Guardian, vala e të nxehtit do të fillojë të formohet në shkretëtira, duke vazhduar për në lindje dhe veri. Deri të shtunën pjesën jugore të Australisë do të ketë temperaturat mbi 50 gradë celsius.
It's going to be hot week so get your fans and air-conditioners ready 🥵 ! Intense heat is building across #WA and will move into southeast Australia later this week, where #heatwave conditions are forecast over multiple days.
See our heatwave service: https://t.co/oMEZYBNcKL pic.twitter.com/dSSCoUQw34
— Bureau of Meteorology, Australia (@BOM_au) November 23, 2020
Në anën tjetër, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën fizike gjatë të nxehtit afrikan – në veçanti gjatë premtes kur edhe është “e premtja e zezë”. /Telegrafi/