Siç njoftojnë nga Drejtori për punë hidrometeorologjike, temperaturat do të rriten në mënyrë të përshkallëzuar.
Pas ditës së djeshme me temperaturë maksimale prej 34 gradë celsius, vijon moti me temperatura më të larta deri më 39 gradë celsius, posaçërisht në fundjavë.
Temperatura të larta do të ketë edhe në mesjavë.
Gjatë ditës së nesërme temperaturat do të arrijnë deri 34 gradë celsius, të martën deri në 36, ndërsa nga e mërkura deri ditën e premte temperaturat pritet të arrijnë deri më 39 gradë celsius./Telegrafi/