Telegrafi

Temperatura rekorde në Itali, 50 gradë Celsius në Sardenjë

Numri i qyteteve italiane për të cilat do të rritet alarmi në shkallën e tretë të kuqe për shkak të nxehtësisë së madhe, do të shkojë në 26 deri të enjten. Kjo nënkupton se të gjitha qytetet kryesore italiane do të jenë në shkallën maksimale të alarmit, me përjashtim të Gjenovës, e cila do të ketë alarmin e verdhë, transmeton ANSA.

Temperatura rekorde janë regjistruar në gjithë Italinë, ku ajo maksimale është regjistruar në Capo San Lorenzo në Sardenje, 50 gradë Celsius, sot në ora 15:00, sipas ueb sajtit të forcave ajrore italiane. Temperatura të larta janë regjistruar në Napoli 49 gradë Celsius, 48 në Ferrara dhe 47 në Rimini, transmeton KosovaPress.

Temperaturat aktuale mund të jenë më të larta për shkak të shumë faktorëve, përfshirë lagështinë.