Site icon Telegrafi

Temperatura rekorde janë regjistruar sot në Maqedoni

Gjatë ditës së sotme në Maqedoni janë regjistruar temperatura rekorde viteve të fundit. Këto temperatura janë regjistruar në mëngjesin e sotëm. Më ftohtë ka qenë në Berovë me -28 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas Berovës më ftohtë ka qenë në Manastir -25, Mavrovë -24, Llazaropole -23, Tetovë dhe Krushevë -22, Shkup Petrovec, Shtip dhe Prilep -21, Kumanovë -19, Strumicë -18, Demir Kapi -17, Ohër -17 dhe Gjevgjeli -10 gradë celcius.

Reshje të reja të borës nuk janë vërejtur, ndërsa shtresa e borës lëviz prej 8 centimetra në Pretor dhe Demir Kapi, 9 në Strumicë dhe Shkup, 14 cm Shtip dhe Prilep, 15 cm Ohër, 17 cm Manastir, 20 cm Kumanovë, 21 cm Kriva Pallankë, 23 cm Krushevë, 27 cm Berovë, 30 cm Dibër dhe Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version