Vera më e nxehtë që kur maten temperaturat në vend ka qenë gjatë vitit 207 kur temperatura maksimale ka arritur 45.7 gradë celsius.
Kjo temperaturë është regjistruar në Demir Kapi më 24 korrik të vitit 2007. Rekordi edhe pvr Shkupin ka qenë ajo ditë, kur temperatura ka arritur deri në 43.4 gradë celsius. Atë ditë Gjevgjelia arriti deri 45.3 gradë celsius, 43.5 gradë celsius në Shtip dhe 40.2 gradë celsius në Kriva Pallankë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Temperaturat në vend zyrtarisht maten që nga viti 1948. Ka pasur matje edhe më herë, thonë nga drejtoria për punë hidrometeorologjike, por nuk janë të sigurta se sa kanë qenë të sakta.
Në gjithë territorin e vendit këto ditë do të ketë temperatura të larta që do të arrijnë deri 40 gradë celsius./Telegrafi/