Site icon Telegrafi

Temperatura e lartë, mbushi plazhet dhe pishinat në Kinë (Foto)

Në Sichuan të Kinës, plazhet dhe pishinat janë stërmbushur me njerëz, që përpiqeshin të freskoheshin në këto ditë të nxehta vere.

Derisa temperatura shënonte rreth 30 gradë Celsius, shumë e lartë për nxehtësinë e asaj zone, banorët janë drejtuar në këto hapësira për freskim, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, numri shumë i madh i tyre ka bërë që pos plazhit edhe uji të jetë i ngarkuar me njerëz.

Vetëm në një pishinë kanë shkuar mbi gjashtëmijë persona, të cilët e kanë mbuluar sipërfaqen e ujit me rrathët e gomës që i mbanin në trup.

Më mirë nuk ka qenë as në plazhet e qytetit, sepse numri enorm i pushuesve ka bërë që ata të mos jenë aspak komod.

Sidoqoftë, të rinj e të vjetër janë përpjekur që të luajnë dhe të argëtohen, ndërsa fshiheshin në çadra kur nuk kishte vend në ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version