Për ditën e nesërme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në relievet malore 19 deri në 37 gradë Celsius
-Në zonat e ulëta 18 deri në 38 gradë Celsius
-Në zonat bregdetare 22 deri në 37 gradë Celsius. /Telegrafi/