Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore.
Në relievet kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 8-12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 17 deri në 33 gradë Celcius. /Telegrafi/