Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat veriore dhe verilindore. Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin tjetër.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12 gradë Celcius deri në 33 gradë Celcius. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.