Telegrafi

Temperatura deri në 28 gradë në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Në Shqipëri, deri në orët e mesditës, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradulal të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët. /abcnews.al/Telegrafi/