Site icon Telegrafi

Temperatura deri në 24 gradë Celsius, por nuk ndalojnë reshjet e shiut në Shqipëri

Shqipëria këtë të enjte do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celcius deri në 24 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë. /tch/

Exit mobile version