Site icon Telegrafi

Mot me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 17 gradë Celsius

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli orë të shumta me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa pas mesdite pritet që në të gjithë territorin shqiptar të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /Tch/Telegrafi/ 

Exit mobile version