Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 5-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 16 në 37 gradë Celsius. /Telegrafi/