Territori i Shqipërisë këtë të premte do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 24°C; në zona e ulëta 8 deri 29°C; në zona bregdetare 12 deri 29°C. /tch/