Telegrafi

Temperamenti ndikon në kontrollin e jashtëqitjes së fëmijëve

Fëmijët zakonisht fillojnë të kryejnë nevojën në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavarur rreth moshës trevjeçare. Por shpeshherë ndodh që fëmijët të vonojnë edhe më shumë në heqjen e pelenave.

Një studim i realizuar kohë më parë ka përcjellë specifikat e sjelljes së fëmijëve të cilët kanë probleme me kryerjen e pavarur të jashtëqitjes.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët të cilët nuk kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur kanë qenë më temperament.

Hulumtimi kishte përfshirë edhe prindërit, por nuk janë vërejtur dallime të dukshme në elementet e sjelljes së prindërve të fëmijëve që kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur dhe atyre që nuk kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur.

Problem shoqërues për fëmijët të cilët nuk dalin jashtë në mënyrë të pavarur kanë qenë edhe gjasat më të mëdha për kapsllëk, 78 për qind, krahasuar me 55 për qind të grupit tjetër. /Mjeku.Net/Telegrafi/