Site icon Telegrafi

Teminat dhe trikotazhi janë një kombinim fitues: Kushtojini vëmendje disa rregullave

Teminat janë një pëlhurë me shkëlqim, elegante dhe e sofistikuar që për shkak të karakteristikave të saj ka rëndësi të madhe në çdo kombinim veshjesh

Kur i kombinoni, duhet të mbështeteni në pjesë të tjera më të thjeshta që nuk e prishin stilin dhe që ju lejojnë të arrini një stil të ekuilibruar, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të vishni temina me veshje leshi, kushtojini vëmendje sa vijon:

Për një pamje në mbrëmje apo më solemne zgjidhni pantallonat apo fund me temina dhe kombinoni me pjesën e sipërme të trikotazhit (pulovër apo triko) me këpucë me taka të larta.

Veshjet me temina janë gjithashtu perfekt për veshje të përditshme, por në këtë rast takat zëvendësoni me këpucë sportive.

Teminat mund t’i theksoni edhe në stilime me aksesorë. Çanta vezulluese do t’u japë një përshtypje më solemne kombinimeve të dizajnuara.

Një dukje festive me temina nga koka te këmbët është një hit i sigurt, pra theksojini ato me copa neutrale si një triko me një jakë të lartë.

/Telegrafi/

Exit mobile version