Një lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Shqipëri.
Qendra Evropiane e Tërmeteve (EMSC) raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe është ndjerë pak pas mesnatës.
Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 2 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës, transmeton BW.
Nuk raportohet për dëme.