Site icon Telegrafi

Temelko mbetet pa pasaportë, Apeli e refuzoi ankesën e tij

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec në Shqipëri, i akuzuar në lëndën ”Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për mashtrime zgjedhore.

Kështu, Temelko duhet që një herë në javë të paraqitet në gjykatë dhe t’i merret pasaporta. Megjithëse, Temelko ka grua dhe fëmijë, dhe se është anëtarë i këshillit të një qarku në Shqipëri, si edhe kryetar komune, gjykata vlerësoi se kjo nuk mjafton për të marrë një vendim të ri të ndryshëm./Telegrafi/

Exit mobile version