Site icon Telegrafi

”Tema e martesave të të njëjtës gjini përdoret për përfitime politike në Maqedoni”

Sipas disa aktivistëve të komunitetit LGBTI në Maqedoni, hapja e çështjes së legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë erdhi në një kohë jo të përshtatshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që politikanët të mos e keqpërdorin këtë temë për të mbledhur pikë politike ose për shpërqëndrim të publikut nga çështje tjera më të rëndësishme.

Antonio Mihajllov nga Fronti Subverziv thotë për 24Vesti se ”shpeshë martesat gay përdoren për diskutime politike, si temë për të fituar pikë politike dhe për tërheqje të vëmendjes nga tema të rëndësishme siç janë korrupsioni, papunësia dhe krimi”.

Një pjesë e komunitetit LGBTI konsiderojnë se hapja e kësaj teme mund të ketë efekt të kundërt, pra të ndikojë në rritjen e homofobisë në Maqedoni.

Nga ana tjetër, Qeveria sot u ka bërë thirrje ekspertëve që të hapin debat publik për legalizimin e martesave të së njëjtës gjini. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se qëndrimi i qeverisë dhe i partisë është se duhet të respektohen dallimet dhe të ndërtohet një shoqëri e barabartë./Telegrafi/

Exit mobile version