Telegrafi

TellMe kundër Sirit

Mundie pati thënë se Apple edhe në këtë rast tregoi marketing të mirë, derisa funksionaliteti i ngjashëm ekzistonte në Windows Phone më shumë se një vit më herët (për të cilën nuk po flet askush, që thënë të drejtën është një problem në vete)
Shumë zhurmë krijoi testi i parë krahasues i publikuar në YouTube në të cilin SO i Microsoft nuk shkëlqeu. Urdhrat zanor të shqiptuar nga lexuesi nuk njiheshin nga funksionaliteti TellMe i Microsoftit, derisa në iPhone 4S Siri ekzekutonte me sukses këto urdhëra.

Por, edhe fansave të SO të Microsoft tani mund të jenë të kënaqur. Në testin e ri “të drejtë” të dallimit të komandave zanore Windows Phone 7 kaloi shumë më mirë, ndoshta edhe më mirë se Siri. Të dy videot mund ti shikoni më poshtë. /Telegrafi/