Telegrafi

Telles merr të kuq, Porto pa një lojtar ndaj Juventusit (Video)

Porto ka mbetur me një lojtar më pak në sfidën ndaj Juventusit.

Është ish-futbollisti i Interit, braziliani Alex Telles, ai që po i ndihmon Juves në këtë takim.

Me dy ndërhyrje të ashpra, ai ka marrë dy kartonë të verdhë brenda dy minutave, me çka gjyqtari i takimit Felix Brych nuk e toleroi dhe e përjashtoi nga loja, shkruan Telegrafi.

Juventusi tash e ka rrugën e hapur për të shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Do Dragao. /Telegrafi/